Caj argjinare per ju

Caj argjinare per ju dhe shendetin tuaj

Caj argjinare per ju

Angjinarja ka një histori të gjatë në kulinarinë e shumë vendeve. Ajo njihet për formën e saj të veçantë që ngjason me një bohçe.
Faktikisht ajo që ne konsumojmë është asgjë tjetër veçse lulja e bimës së angjinares.
Gjethet që rriten përgjatë kërcellit të saj, janë ato që thahen për të prodhuar çajin e angjinares.
Ky çaj bimor ka një shije të ngjashme me bohçen e angjinares, dhe ndihmon për të ulur kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut por jo vetëm.
Kur ju konsumoni çajin e gjetheve të angjinares, keni pëftuar folate, vitaminën A, B1 e C, minerale si magnezi, fosfori, kalciumi, hekuri, kaliumi e zinku.
Më poshtë do të gjeni të listuar të gjitha vlerat e këtij çaji:
Presioni i gjakut
Në studimet e fundit ekspertët dolën në përfundimin se ky çaj ndihmon në uljen e presionit të gjakut tek ata persona që vuajnë nga hipertensioni.
Nëse konsumoni vetëm lëngun e përftuar, mund të mos kini të njëjtët rezultate që janë publikuar në këtë studim.
Që të siguroni plotësisht funksionin e tij, duhet të konsumoni dhe gjethet e zbutura.
Kolesteroli
Sipas të dhënave të mbledhura  gjethja e angjinares është e pasur me antioksidant, të cilët shpërbëhen në çaj.

Antioksidantët mbrojnë trupin tuaj nga dëmi i radikalëve të lirë dhe toksinave të ambientit. Duke ndihmuar kështu dhe në uljen e nivelit të lartë të kolesterolit, tek ata që kanë probleme të tilla.
Mëlçia
Çaji i gjeteve të angjinares ndihmon në mbrojtjen e një mëlçie të shëndetshme. Nëse konsumoni një pije të tillë ju stimuloni funksionin dhe prodhimin e enzimave të këtij organi. Në përgjithësi ky çaj ndihmon në shëndetin e organit themelor të shpërbërjes së toksinave të organizmit.
Një pije diuretike
Ky çaj është diuretik, pra mund të përdoret si një çaj dietik.

Pasi lehtëson uljen e masës dhjamore dhe asaj ujore, në saj të eliminimit të uresë.

Gjithashtu përmban një përqindje të konsiderueshme insuline, që është shumë e rëndësishme për të personat diabetik.

 

 

Në këtë mënyrë ky çaj balancon nivelet e sheqerit në gjak.

Sistemi tretës
Çaji i angjinares përdoret dhe për të trajtuar personat që vuajnë nga një tretje e keqe.

Është shumë qetësues për stomakun tuaj, madje nxit dhe përmirësimin e oreksit.

Nëse e konsumoni, keni siguruar një burim të rëndësishëm për rritjen e baktereve të dobishme të florës së aparatit tretës.

Shumë kultura të ndryshme e përdorin çajin e gjetheve të angjinares dhe për të kuruar të përzierat, dhimbjet abdominale, kapsllëkun, ndjesinë e fryrjes, si dhe për urthin.

Burimi:

https://www.balkanweb.com/caji-i-gjetheve-te-angjinares-perfitimet-e-medha-per-shendetin/

Leave a Comment

Na Telefononi