Caj eukalipti per ju

Caj eukalipti per ju dhe shendetin

Caj eukalipti per ju

Eukalipti është një pemë që çel lule shumë të bukura me ngjyra të ndezura dhe të bardha.

Në vitet 1960-1970 shumë prej këtyre pemëve u mbollën në Shqipëri për të pasuruar  dekorativet në vend.

Që prej asaj kohe, shqiptarët arritën të përfitonin direkt nga vlerat dhe avantazhet e eukaliptit. Ishin pikërisht brezat e vjetër, ata që arritën të shfrytëzonin më së miri përfitimet e eukaliptit.

Është një pemë aq e përhapur sa gjendet me lehtësi madje edhe në Tiranë, në Parkun Rinia dhe në Parkun e Liqenit.

Disa prej vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë përmirësimin e frymëmarrjes, ul ankthin, ul sheqerin në gjak dhe lufton infeksionet, viruset dhe bakteriet.

Sistemi i frymëmarrjes: Përbërësit aktivë të gjetheve të eukaliptit kanë efektin e pastrimit të sinuseve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Ato eleminojnë bakteriet duke mos lejuar shumëfishimin e tyre në organizëm.

Për sistemin imunitar: Nëse sistemi imunitar goditet nga ndonjë sëmundje tjetër ose simptomë si lodhja kronike, AgroWeb.org ju tregon se çaji i ekualiptit shërben si fuqizues natyral për shëndetin tuaj.

Ankthi dhe stresi: Çaji i eukaliptit rekomandohet specifikisht për ata që vuajnë nga stresi kronik dhe humori i keq i vazhdueshëm.

Parandalon diabetin: Studimet kanë treguar që përgatitja e çajit me gjethe eukalipti ka një rol parandalues dhe kurues për diabetin.

Nëse jeni prekur nga kjo sëmundje ose po përpiqeni ta parandaloni atë,  pini 1-2 filxhanë me çaji eukalipti në ditë.

Ne rekomandojme caj eukalipti per ju qe vuajni nga azma, reumatizma dhe shtrëngimet muskulore.

Ky çaj arrin të ulë problemet në arterie dhe enët e gjakut, mbron shëndetin e zemrës. Gjithashtu ul gjasat e zhvillimit të arteriosklerozës duke mbrojtur nga ataku i zemrës.

Burimi:

https://agroweb.org/shendet/caji-eukalipti-shqiptar-madhe-ne-shendet/

Leave a Comment

Na Telefononi