Caj gerdeci per ju
Mbron sistemin imunitar: Një nga përbërësit më të fuqishëm kimikë të Gërdecit që e përmendëm edhe më lart, lufton bakteret që përpiqen të pushtojnë organet dhe i mban ato në formë të shëndetshme.
Pastron organizmin: Gërdeci ka një rol diuretik, dmth ndihmon në largimin e toksinave me shpejtësi duke pastruar fshikëzën dhe veshkat. Bashkë me toksinat, Gërdeci ndihmon në nxjerrjen e kripërave të tepërta, yndyrnave, ujit dhe materialeve të tjera toksike nga organizmi.
Dhimbjet e kokës: Pavarësisht kundërshtive, Gërdeci është përdorur për qindra vite me rradhë kundër dhimbjeve të kokës. Sipas përdorimeve popullore, gjethet e thata të shkurrës duhen tymosur. Ndonëse dhimbja e kokës pushon, ndikimi i tymosjes së këtyre gjetheve është si ai i kanabisit.
Shtatzania: Gërdeci përmban disa substanca të afta për të parandaluar abortin dhe ofruar siguri për nënën gjatë shtatzanisë. Pas lindjes së fëmijës, bima e Gërdecit vjen në ndihmë edhe kundër dhimbjeve dhe inflamacionit.
Përshpejton shërimin: Frutat e bimës mund të përdoren si balsam për të lyer plagët, nxirjet, apo zonat e inflamuara në lëkurë. Acidi i këtij fruti unik ndihmon në përshpejtimin e shërimit të plagëve në lëkurë.
Mbron stomakun: Stomaku bie pre e shumë baktereve që shkaktojnë parehati dhe çrregullime të ndryshme. Këto baktere shkatërrojnë ekuilibrat natyralë mes baktereve të mira në stomak.
Kokrrat e kuqe parandalojnë aktivitetet e baktereve si E.Coli, proteus vulgaris dhe një sërë bakteresh të stafilokokut në organet e rëndësishme dhe sigurojnë funksionin optimal të tyre
Burimi:
https://agronews.al/2019/03/05/gerdeci-fruti-magjik-me-perfitime-te-jashtezakonshme-shendetesore/