Caj jasemini per ju

Caj jasemini per ju dhe shendetin

Caj jasemini per ju

Vlerat shëndetësore të çajit të jaseminit

Plot antioksidantë
Çaji i jaseminit është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Mbron shëndetin e zemrës
Katekina që gjendet në çajin e jaseminit ndihmon në uljen e kolesterolit të keq që është shumë i dëmshëm për arteriet.
Ky antioksidant ul edhe tensionin e gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe stresin oksidues.

Ngadalëson plakjen e organizmit
Antioksidantët tek çaji i jaseminës ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Sipas burimeve të AgroWeb.org, ato eliminojnë radikalet e lira që shkaktojnë plakje të parakohshme.

Parandalon zhvillimin e qelizave të dëmshme
Disa studime të kryera në Japoni, tregojnë se polifenolët që luftojnë radikalet e lira, kanë aftësinë të zvogëlojnë shanset e shfaqjes së tumoreve të mushkërive dhe atij të gjirit.

Rregullon qarkullimin e gjakut
Çaji i jaseminit përmirëson qarkullimin e gjakut. Ai lufton një sërë problemesh si bllokimi i arterieve, tromboza, mpiksjet e gjakut, dëmtimet në tru dhe tensioni i lartë.

Mbron nga diabeti
Caj jasemini per ju rekomandohet se mbron organizmin prej dëmeve të shkaktuara nga diabeti. Ky çaj përmbajnë substance që ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së kësaj sëmundjeje.

Burimi:

https://agroweb.org/ne-natyre/mbjellje-bime/vetite-e-mira-cajit-jaseminit-vlerat-e-dhurates/

Leave a Comment

Na Telefononi