Caj me gjethe agulice

Caj me gjethe agulice per shendetin tuaj

Caj me gjethe agulice

Në mjekësinë shqiptare popullore njihet si lulja gjashtëgishta e përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore. Aguliçja përdoret e freskët, por edhe e tharë. Bima ul yndyrat e dëmshme, e si rrjedhojë përmirëson shëndetin e zemrës. Lulet dhe gjethet e aguliçes janë të pasura me kalium, kalcium, natrium, ndërkohë që saponoidët janë të dobishme në trajtimin e kollës. Gjethet e aguliçes janë përdorur në përgatitjen e çajrave qetësues kundër pagjumësisë. Çaji i luleve është më efikas dhe ka tendencën të qetësojë fëmijët hiperaktivë dhe t’i vëri ata në gjumë. Edhe rrënjët luajnë një rol të ngjashëm, por ato janë më efikase kundër kollës, të ftohtit, virozave dhe gripit.

Në ditët e sotme, lulja e aguliçes përdoret nga ekspertët për të bërë locione për pastrimin e lëkurës dhe tonik kundër akneve apo njollave të lëkurës. Vlerat e caj me gjethe agulice janë të përkryera për hapjen e poreve dhe pastrimit të lëkurës. Ndërkohë shumë receta popullore e kanë përdorur aguliçen për të parandaluar mpiksjen e gjakut dhe sëmundjet reumatizmale, por edhe kundër infeksioneve të traktit urinar dhe problemeve me veshkat. Ju mund të përdorni lulet e thara të aguliçes dhe të bëni çaj me to e ta konsumoni kundër kollës.

Burimi: http://gazetashqiptare.al/2018/05/07/ja-pse-duhet-ta-konsumoni-cajin-e-agulices/

Leave a Comment

Na Telefononi