Caj me gjethe cikore
Çikorja është padyshim një nga barishtet më të mira që krahas shijes së lehtë e natyrale të saj. Përfitimet për organizmin janë të panumërta.
Një mënyrë fantastike për të përfituar vlerat e çikores, të cilat bëhen edhe më të forta falë edhe përbërësve të tjerë krejt të shëndetshëm, e që lehtë gjenden në kuzhinën e çdo familjeje.
Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.
Ideale si sallatë, në përgatitjen e byrekëve dhe gatimeve të tjera apo edhe si çaj, çikorja jo vetëm që i jep shije çdo recete por promovon dhe shëndetin e mirë gjithashtu.
Falë vlerave ushqyese të saj, ju këshillojme ta bëni çikoren me patjetër pjesë të gatimeve në kuzhinën tuaj.
Vlerat ushqimore
Çikorja përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K.
Vlerat shëndetësore
Një nga arsyet përse duhe të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës.
Çikorja luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, fuqizimin e sistemit imunitar duke larguar të gjithë bakteret e rrezikshme.
Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira nga qarkullimi i gjakut.
Kujdes
Bëni kujdes në disa raste të konsumimit te Caj me gjethe cikore. Gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me çikoren sepse mund të stimulojë menstruacionet dhe me shumë gjasë një abort.
Për më tepër gratë që ushqejnë fëmijët me gji gjithashtu nuk duhet ta teprojnë me çikoren. Ndonëse studimet mbi transferimin e vlerave nga nëna tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit janë të pamjaftueshme.
Për më tepër, çikoret janë të dëmshme për ata që kanë gur në tëmth ose kanë vuajtur nga problem të ngjashëm në të shkuarën.
Nëse nuk keni probleme të tilla mund ta shijoni çikoren pa u shqetësuar.
Burimi:
https://agroweb.org/ne-forme/dieta-kura-natyrale/cikore-limon-hudhra-shendet/