Caj me gjethe mersine

Caj me gjethe mersine per shendetin tuaj

Caj me gjethe mersine

Kjo është arsyeja përse në shumë kultura dhe qytetërime, mërsina është përdorur për të vulosur betimet e dashurisë nëpër dasma.

Në shumë vende të ndryshme mërsina simbolizon pjellorinë dhe bukurinë femërore.

Bima e mërsinës ka origjinën në vendet e Mesdheut. Ajo është veçanërisht e shpërndarë në ishujt e Korsikës dhe Sardenjës, por edhe në Shqipëri.

Banorët e Korsikës dhe Sardenjës janë kokekëmbë të apasionuar pas kësaj shkurreje.

Ndoshta mërsina është një nga bimët më të famshme në histori, por ajo mbetet një pjesë e rëndësishme e botës moderne.

Për mijëra vjet, kjo bimë me emrin botanik Myrtus communis, ka gjetur vend në mitologji, histori, kulturë, mjekësi dhe në artin e kulinarisë në shumë qytetërime.

Në Shqipëri, mërsina është një ndër bimët medicinale më të kërkuara në Europë.

Shqipëria është vendi perfekt për rritjen e mërsinës sepse përmban të gjithë elementët e duhur të natyrës që garantojnë rritjen e saj.

Dy përbërësit më të rëndësishëm për rritjen e bimëve të shëndetshme të mërsinës janë dielli dhe era. Nëse bima rritet pranë detit atëherë ajo arrin gjithë shkëlqimin e saj.

Gjethet e mërsinës dhe frutat e saj përmbajnë një kombinim unik të përbërësve organikë ushqimorë, rrjedhimisht kjo bimë është mjaft interesante nëse përfshihet në ushqim, por edhe një burim i çmuar i vajrave esencialë.

Mërsina përmban një sërë antioksidantësh dhe flavonoidësh.

Është një bimë që përcjell shumë energji dhe forcon shëndetin e njeriut. Disa prej vlerave shëndetësore të mërsinës përfshijnë: aftësinë për të zvogëluar çrregullimet në sistemin e frymëmarrjes, mbron ndaj sëmundjeve intestinale.

Po ashtu rregullon sistemin endokrinal, parandalon disa tumorë, trajton sëmundjet e lëkurës, ul nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson funksionimin e veshkave, forcon funksionet e trurit dhe përmirëson shëndetin e zemrës.

Vetitë fantastike të mërsinës

Uji i distiluar i luleve të mërsinës është përdorur që në Mesjetë si tonik rifreskues i lëkurës. Ky ujë ka marrë emrin “ Uji i Ëngjëllit” për shkak të vetive fantastike në tendosjen e lëkurës.

Ky produkt përdoret nga të gjitha femrat në mbarë botën për pastrimin e lëkurës së fytyrës. Ngjyra e kokrrave të pjekura të mërsinës është blu.

Caj me gjethe mersine është një nga pijet që gjithë secili nga ne duhet ta provojë një herë në jetë.

Për pregatitjen e këtij çaji, rekomandohet çaji i malit i zier me një grusht kokrra mërsine, të cilat janë zier edhe më përpara. Lëngu duhet ftohur në temperaturën e dhomës dhe më pas do të sjellë të gjitha vlerat për organizmin tuaj.

Produkti më i rëndësishëm i mërsinës është mirto, një liker që bëhet nga kokrra të freskëta të zhytyra në alkol, ujë, sheqer ose mjaltë.

Receta e mirtos dhe koha e pregatitjes ruhet me fanatizëm. Ajo nuk është e shkruar sepse komunitetet e Korsikës dhe Sardenjës ia përcjellin brezave nëpërmjet gojëdhënave dhe jo nëpërmjet letrave.

Ajo çfarë kemi mundur të mësojmë është se receta bazë e mirtos është e pandryshueshme: 1 kilogramë fruta me 1 litër alkol. Ky liker është një lëng fantastik që ndihmon me tretjen si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Shijohet i ftohtë.

Ja përse në shumë vende të Mesdheut, njerëzit mbajnë gjithmonë në frigorifer një shishe mirto të pregatitur në shtëpi.

Shumë komunitete të lashta kanë përdorur kokrrat e mërsinës për vlerat antiseptike dhe anti-inflamatore. Për këtë arsye, këto kokrra të veçanta janë përdorur për të trajtuar sëmundje si ajo e ulçerës.

Burimi: https://agroweb.org/shendet/bima-me-e-kerkuar-ne-evrope/

Leave a Comment

Na Telefononi