Caj me gjethe murrizi

Caj me gjethe murrizi per shendetin tuaj

Caj me gjethe murrizi

Bima e murrizit është përdorur gjithmonë për kura të shumta medicinale. Efektet e tij janë të panumërta dhe mund ta përfshini lehtësisht në jetën tuaj të përditshme. Tradicionalisht kjo bimë është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, arteriosklerozës dhe presionit të lartë të gjakut (tensioni) .

E pasur me minerale dhe vitamina, bima e murrizit bën të mundur zgjerimin e enëve të gjakut dhe forcimin e kapilarëve dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut. Çaji i përfituar nga kokrat e murrizit kanë aftësi qetësuese për trupin por jo aq sa të ndikojë në gjumit tuaj.

Gjithashtu Caj me gjethe murrizi ka efekt në parandalimin e sëmundjeve të sistemit nervor, tretjen, ftohjen dhe rritjen e energjisë së trupit tuaj.

Çaji i murrizit – Përgatitja:

Zieni 3-5 kokrra murrizi për 5 minuta dhe hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 10 minuta. Pini 100 ml çaj në ditë jo më shumë dhe mundësisht para bukës.

Efektet e tij kanë më shumë se një mënyrë për t’u zbuluar. Frutat e tij mund t’i konsumoni për mëngjes në formën e drithërave, sepse ato stimulojnë performancën e një antioksiduesi të fuqishëm të njohur si superoksid dismutaza. Kjo enzimë ka në funksion të saj shkatërrimin e molekulave të radikaleve të lira. Kokrrat mund të bëhen edhe marmelatë ose reçel.

Kujdes!

  • Masa e duhur për konsum është jo më shumë se 250 ml çaj në ditë.
  • Nuk duhet të konsumohet nga personat me presion të ulët të gjakut, për nënat shtatzëna dhe nënat e reja gjidhënëse.

Burimi:

https://botaecajit.com/caji-i-murrizit-vetite-kuruese-dhe-perdorimi/

Leave a Comment

Na Telefononi