Caj me lule akje
Lule ake (Helicrysum Arenarum), me një përmbajtje të pasur me lëndë aktive, të cilat rekomandohen në fitoterapi në trajtimin e alergjive. Kjo bime mund të përdoret në trajtimin e infeksioneve të aparatit respirator, me natyrë alergjike apo infektive. Prezenca e vajit esencial bën që bima të ketë veti të mira anti-histaminike, anti-inflamatore anti-bakteriale. Mënyra e përdorimit: Një lugë kafeje me bimë hidhet në një enë ku shtohet një gotë ujë i vluar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta, më pas kullohet dhe pihen 2 deri në 3 doza në ditë.
Lulet e Akjes rekomandohen për të shtuar rrjedhën e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Ajo është studiuar gjerësisht për përfitimet e saj shëndetësore dhe në këtë mënyrë ka shumë përdorime.
Ka lloje të ndryshme të lules së Akjes, kështu që ka dallime të vogla në vajrat e tyre thelbësore.Biologu, Klodian Lala, na tregon se në cilat qytete shqiptare rritet kjo bimë dhe gjithashtu na flet për vlerat kurative te saj.
Caj me lule akje, ka veprime rigjenereuse në qelizat e lëkurës dhe është dobishëm në parandalimin e alergjive të ndryshme.
Është shumë i mirë për plagët, duke aplikuar këtë vaj në plagë e shëron atë dhe parandalon infeksionet bakteriale. Ka aftësi shëruese të shenjave në lëkurë.
Burimi i informacionit: