Caj me mustaqe misri
Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, për shkak të vlerave të shumta shëndetësore që ato kanë.
Fijet e holla të mustaqeve të misrit janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K.
Mustaqet e misrit përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër.
Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.
Vlerat e mustaqeve të misrit
Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit listuar
1. Trajtojnë infeksionet urinare.
2. Luajnë rol diuretik.
3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
4. Shmangin mpiksjen e gjakut.
5. Ulin tensionin e gjakut.
6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak
7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni.
8. Luftojnë kolesterolin.
9. Janë burim i vitaminës C.
10. Përdoren kundër obesitetit.
Përdorimet për lëkurën
Caj me mustaqe misri mund të përdoret edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat.
Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës.
Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak.
Burimi:
https://agroweb.org/shendet/caji-mustaqeve-te-misrit-vlerat-dhe-si-perdoret/