Efektet e farave te zeza

Efektet e farave te zeza

Efektet e farave te zeza

Më poshtë po ju rendisim vetitë kryesore që gjenden në literaturën shkencore dhe tregojnë aftësite dhe efektet e farave te zeza :

Promovon shëndetin e mëlçisë

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup. Pothuajse çdo toksinë përpunohet përmes mëlçisë, dhe lëngu biliar është çelësi për të tretur yndyrnat. Dhe për të mbajtur mendjen dhe trupin tuaj të lumtur dhe të shëndetshëm.

Për ata që kanë probleme me nënfunksionin e mëlçisë për shkak të efekteve anësore të ilaçeve, konsumimit të alkoolit ose sëmundjeve të ndryshme, vaji i farës së zezë mund të shpejtojë shumë procesin e shërimit. Në një studim të fundit mbi kafshët, shkencëtarët zbuluan se vaji i farës së zezë rrit funksionin e mëlçisë. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve të saj.

Lufton Diabetin

Shpjeguar në një artikull të fundit të botuar nga Journal of Endocrinology and Metabolism, studiuesit nga Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore theksojnë se vaji i farës së zezë “shkakton rigjenerim gradual të pjesshëm të qelizave beta të pankreasit. Rrit përqendrimin e ulët të insulinës dhe ul glukozën e rritur”. Kjo është në të vërtetë mjaft domethënëse, pasi Nigella sativa është një nga substancat e pakta në planet që sugjerohet të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 1 dhe të tipit 2.

Në fakt, sipas studimit, fara e zezë “përmirëson tolerancën e glukozës në mënyrë po aq efikase sa metformina; dhe mbi të gjitha nuk ka treguar efekte anësore të konsiderueshme dhe ka toksicitet shumë të ulët. ” Ky është një lajm i madh, sepse metformina, një nga barnat më të zakonshme të diabetit të tipit 2, mund të shkaktojë efekte anësore, duke përfshirë:

Ndihmon në humbjen e peshës

Pretendimet për humbje peshe nga vaji i farës së zezë në fakt kanë disa fakte shkencore prapa tyre. Gazeta e Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike publikoi një studim duke rishikuar sistematikisht literaturën për bimët që kanë veti anti-obezitet dhe zbuloi se vaji i farës së zezë ishte ndër mënyrat më efektive në planet.

Një tjetër studim sistematik dhe meta-analizë e botuar në 2018 nxjerr në pah gjetjet e të paktën 11 provave klinike të kontrolluara me placebo që zbulojnë aftësinë e vajit të farës së zezë për të ndihmuar në uljen e peshës trupore. Studimi tregoi se vaji i farës së zezë ul indeksin e masës trupore (BMI) dhe perimetrin e belit. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur efekte anësore serioze të vajit të farës së zezë të raportuara në ndonjë nga studimet.

Mbron lëkurën

Në një studim të kryer nga studiues iranianë, vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) u gjet po aq efektiv sa kremi i lëkurës Betametazon në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e ashpërsisë së ekzemës së duarve. Për sa kohë që nuk keni një reaksion alergjik ndaj vajit të farës së zezë (gjë që ndodh mjaft rrallë), ky vaj nuk ka ato efekte anësore të tmerrshme si kremrat konvencionalë.

Betametazoni (betamethasone), për shembull, mund të shkaktojë enjtje në fytyrë ose duar, enjtje ose ndjesi si shpim gjilpërash në gojë ose fyt, ngushtim gjoksi, probleme me frymëmarrjen, ndryshime të ngjyrës së lëkurës, njolla të errëta, mavijosje të lehta, dobësi muskulore dhe mungesë përqëndrimi. Shtimi i peshës trupore kryesisht rreth qafës, pjesës së sipërme të shpinës, gjirit, fytyrës ose belit janë gjithashtu disa nga efektet anësore të mundshme të betametazonit.

Unë nuk di për ju, por unë do të preferoja shumë më tepër diçka natyrale në lëkurën time, si vaji i farës së zezë.

Ndihmon në shëndetin e flokëve

Përveç se është një ndihmë natyrore për kujdesin e lëkurës, vaji i farës së zezë ka edhe përfitime të fuqishme për flokët. Nuk është për t’u habitur, që vaji i farës së zezë shpesh përfshihet në listat e mënyrave natyrore për të rritur shëndetin e flokëve dhe skalpit të kokës në mënyra të shumta. Meqenëse përmban nigellone, që sipas studimeve është një antihistaminë mbresëlënëse, mund të ndihmojë kundër rënies së flokëve për shkak të alopecisë androgjenike ose alopecisë areata. Me vetitë e tij antioksiduese, antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky vaj ndihmon gjithashtu në shëndetin e skalpit në përgjithësi, duke dekurajuar zbokthin dhe thatësinë, dhe përmirësuar shëndetin e flokëve në të njëjtën kohë.

Trajton infeksionet (MRSA)

Nga të gjitha superbakteret, superviruset etj që vaji i farës së zezë mund të vrasë, një nga më të rëndësishmit është stafilokoku aureus (MRSA), i cili është rezistent ndaj meticilinës. Stafilokoku është bërë një problem i madh për spitalet dhe azilet e të moshuarve në të gjithë globin, sepse infeksionet e zakonshme të këtij bakteri po bëhen rezistente ndaj antibiotikëve gjenerikë. Popullsia e moshuar është veçanërisht e rrezikuar sepse zakonisht lidhet me procedurat invazive, të tilla si operacione, tuba intravenozë dhe implante të kyçeve. Kryesisht për shkak të imunitetit të dobësuar në këto mosha, rritja e popullsisë së të moshuarve e ka bërë MRSA-në një rrezik global të shëndetit publik.

Fatmirësisht, një nga përfitimet më të forta të vajit të farës së zezë është lufta ndaj këtij bakteri. Shkencëtarët pakistanezë morën disa lloje të MRSA dhe zbuluan se secili ishte i ndjeshëm ndaj N. sativa, duke provuar se vaji i farës së zezë mund të ndihmojë në ngadalësimin ose ndalimin e përhapjes jashtë kontrollit të MRSA.

Përmirëson fertilitetin

Një nga përfitimët vërtet mbresëlënëse të vajit të farës së zezë, është aftësia e tij për të përmirësuar natyrshëm pjellorinë (fertilitetin). Një studim klinik i kontrolluar me placebo, vlerësoi nëse vaji i farës së zezë mund të ndihmonte apo jo subjektet mashkullore jopjellore me spermë jo normale. Grupi i kontrollit mori nga goja 2.5 ml vaj të farës së zezë ndërsa grupi placebo mori të njëjtën sasi të parafinës së lëngshme dy herë në ditë për dy muaj. Çfarë gjetën studiuesit? Rezultatet zbuluan se grupi i vajit të farës së zezë kishte përmirësime në numrin e spermatozoideve, si dhe lëvizshmërinë e spermës dhe vëllimin e saj.

Një përmbledhje e botuar në 2015 në Journal of Herbal Medicine gjithashtu studioi efektet e farave të zeza në infertilitetin mashkullor. Studiuesit shqyrtuan studimet që u zhvilluan midis viteve 2000 dhe 2014 dhe në përgjithësi, arritën në përfundimin se vaji i farës së zezë mund të “ndikojë pozitivisht në parametrat e spermës, spermatozoidëve, qelizave Leydig, organeve riprodhuese dhe hormoneve seksuale”.

Ekuilibron kolesterolin

A e dini se mund të ketë edhe përfitime nga vaji i farës së zezë për kolesterolin? Është e vërtetë! Një studim bazuard mbi kafshët, të botuar në 2017 zbuloi se një ekstrakt ujor i Nigella sativa jo vetëm që kishte efekte anti-diabetike në subjektet e kafshëve, por gjithashtu ndihmonte në kolesterolin. Pas gjashtë javësh, duke iu dhënë subjekteve të kafshëve diabetike doza të ulëta të farës së zezë, kolesteroli total, nivelet e kolesterolit LDL (“të keq”) dhe glukozës u ulën, ndërsa kolesteroli HDL (“i mirë”) u rrit.

Një studim tjetër i krahasuar me placebo u krye me subjekte njerëzorë që kishin hipertension të lehtë. Kishte një grup placebo, një grup që merrte 100 miligramë farë të zezë dy herë në ditë dhe një grup që merrte 200 miligramë dy herë në ditë. Pas tetë javësh të kësaj prove, studiuesit zbuluan se njerëzit që morën suplementin e farës së zezë kishin uljen e presionit të gjakut sistolik dhe diastolik në “një mënyrë të varur nga doza e farës së zezë”. Për më tepër, shtesa e ekstraktit të farës së zezë shkaktoi një “rënie të konsiderueshme” si në kolesterolin total ashtu edhe në kolesterolin LDL.

Pra, si përfundim, duket se fara e zezë ndihmon në uljen e kolesterolit, sheqerit në gjak dhe presionit lartë të gjakut.

Burimi i informacionit:

https://www.herballine.al/vajra-bimore-blog/107-vaj-fares-se-zeze-nigella-sativa-bio-organik-perfitimet-kryesore

Leave a Comment

Na Telefononi