Hithra mbreteresha e bimeve mjekesore ka shume efekte pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.
Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.
Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur.
Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 16 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmës është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre. Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës. Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit.
Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.
Hithra mbreteresha e bimeve është njohur edhe si një tonifikues shume i mire i organizmit ai ndihmon edhe ata qe kane probleme me kolitin dhe sëmundje te tjera te zorrës se trashe.
Përdoret ne formën e çajit ashtu si me sipër. Konsumimi i përditshëm i çajit te hithrës ndihmon ne rigjenerimin e qelizave te gjakut si dhe te lëkurës. Përdoret se tepërmi ne Angli dhe ka dhëne rezultate mahnitëse si ne sistemin tretës, kardiovaskular etj.
Lexoni per me shume informacion rreth hithres