Kallinj delli per ju
Kallinj delli per ju ndryshe emri latin “plantago major” eshte nje bime e popullarizuar me efekte mjekesore. Rralle ndodh qe te mos keni pare gjethe delli te cilen e hasim po thuaj kudo.
Gjethe delli permban nje spekter te gjere te vitaminave mineraleve dhe antikosidanteve; fibra, kalium, kalcium , natrium , fosfor , zink , baker. Dhe sasi te larte te vitamines A, C, K dhe konsiderohet si nder bimet qe perdoret shume shpesh sepse permban efekte kunder inflamacioneve , diuretike ( largon ujin e tepert), efekete kunder dhimbjeve.Ato njihen si nje antibiotik natyral dhe si nje bime qe perforcon sistemin imunitar.
Tradicionalisht perdoret per problemet e mushkerive, kollitje, tuberkuloze, per trajtimin e plageve te ndryshme, pastrimin e gjakut etj.
Kjo bimë shërben gjithashtu si antibiotik, ndikon mirë edhe te organet për tretje, kështu që sugjerohet për shërimin e diarresë, te inflamacionet e lukthit dhe të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore.
Si përgatitet çaji me gjethe dielli?
Gjethet e Diellit duhet te thahen ne ere por duhet te keni kujdes ne perzgjedhjen e tyre. Kjo sepse gjethet me vlera jane ato qe qendrojne te gjelbra edhe pas tharjes.
Nëse këtë bimë e hidhni në plagë apo në të djegura, gjethet duhet të copëtohen, të thahen dhe të imtësohen. Çaji përgatitet thjesht – një lugë të vogël me gjethe të imtësuara e përzieni me 2dl ujë të vluar dhe e lini të qëndrojë 20 minuta, më pas e pini.
Ne vazhdim keni receten per pergatitjen e nje pije te gjelbert plot shendet dhe energji:
2 gota uje
Disa copeza molle dhe ananas te fresket
1 banane
Disa gjethe te fresketa delli ( sigurohuni te identifikoni mire gjethen e dellit )
Te gjithe perberesit i perzieni ne mikser deri sa te arrini permbajtjen e deshiruar , rekomadohet nje pije e gjelbert me gjethe delli brenda dites.
Verejtje ; Gjethe delli konsiderohet si nje bime mjafte e sigurte nese perdoret ne dozen e duhur. Por si me te gjitha bimet e tjera mjekesore duhet pasur kujdes te shtuar gjate perdorimit te saj.
Konsultohuni me mjekun rreth perdorimit te kesaj bime gjate shtatezanise, gjidhenies (nuk ka njohuri te mjaftuehsme mbi perdorimin e saj gjate kesaj periudhe).
Personat qe kane reaksion alergjik nga shalqiri mund te kene reaksion alergjik nga gjethja e dellit , ne rast te alergjise menjanoni perdorimin e saj.
Burimi:
https://agronews.al/2019/07/20/gjethe-delli-nje-bime-e-cmuar-qe-gjendet-kudo/