Mellaga dhe efektet kuruese

Mellaga dhe efektet kuruese te saj

Mellaga dhe efektet kuruese

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër, por kohët e fundit ka filluar të kultivohet.

Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër. Të gjitha këto produkte kanë të njëjtat vlera, duke i dhënë organizmit përfitime të mrekullueshme.

Në vendet perëndimore, mëllaga ka marrë famë falë vlerave medicinale, dhe jo aq për përdorimet në kuzhinë.

E vërteta është që mellaga dhe efektet kuruese  jane nje ndihme për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm.

Njerëzit që vuajnë nga azma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin.

Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ. Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë.

Në përdorimet e saj në lëkurë, mëllaga e bën atë të butë si mëndafshi dhe shuan irritimet.

Shtrihet nga zona bregdetare deri në ato të mesme malore. Njihen si varietete Mëllaga e bardhë, mëllaga e pyjeve, mëllaga e zakonshme dhe mëllaga e zezë. Lulëzimi fillon gjatë gjithë stinës së verës e deri në fillim të vjeshtës.

Mëllaga nuk ka kërkesa të veçanta ndaj mund ta mbillni edhe në vazo dhe periudha e rekomanduar e mbjelljes është muaji shkurt dhe mars.

Mëllaga në të vërtetë është e mrekullueshme. Nëse e konsumoni të gjallë, të gatuar, të thatë apo të shtrydhur, organizmi juaj do të përthithë vlerat më të mëdha shëndetësore.

Per me shume informacion rreth mellages lexoni blogun tjeter:

https://www.droni.al/2018/06/10/mellaga-e-eger-semundjet-qe-sheron-dhe-ku-ta-gjeni/

Leave a Comment

Na Telefononi