Vlerat pozitive të bimëve

Vlerat pozitive të bimëve mjekësore

Vlerat pozitive të konsumimit të bimëve mjekësore:
Keni pyetur veten se cilat jane vlerat pozitive të bimëve? Në situata të caktuara shumë prej jush mund të kenë dëgjuar termin ‘Herbalizëm’. Herbalizmi i referohet mjekësisë popullore dhe tradicionale që përdor bimë dhe ekstrakte bimore për të trajtuar sëmundje dhe mbrojtur shëndetin. Roli i bimëve të ndryshme mjekësore në organizmin e njeriut është studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertët mjekësorë. Ashtu edhe nga përdoruesit e këtyre bimëve. Rezultatet e këtyre bimëve janë mjaft pozitive dhe vetëm falë shkencës moderne dhe teknologjisë, kanë marrë vëmendjen e merituar.
Bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me më pak efekte anësore dhe funksionim më të ngadalë. Gjithashtu më afatgjatë se medikamentet. Njerëzit janë gjithmonë në kërkim të opsioneve më të sigurta, kështu që përherë e më shumë drejtohen drejt vlerave pozitive të bimëve, për trajtim, parandalim apo rritje imuniteti.
Mjaft i rëndësishëm është edhe edukimi shëndetësor i pacientëve për mënyrën e saktë të zgjedhjes së produkteve bimore në mënyrë që kombinimi i tyre dhe i preparateve farmaceutike bashkëkohore të rezultojë pa ndërveprime negative në dëm të pacientit.
Bimët mjekësore mund të përdoren në kombinim me medikamentet për të rritur sa më shumë të jetë e mundur përfitimin nga ana e pacientit.

Lexoni per me shume rreth perberesve te cajit tone Vital:

https://biovital.al/wp-admin/post.php?post=5543&action=edit

Leave a Comment

Na Telefononi